Përdorimi i sigurt

Ndiqni këto udhëzime për sigurinë kur përdorni pajisjen.

Shtyni aksesorët gjithmonë në mënyrën e duhur brenda në hapësirën e furrës. Aksesorët

Materialet e djegshme të vendosura brenda hapësirës së furrës mund të marrin flakë.
Mbeturinat e lira të ushqimit, yndyra dhe lëngu i mishit mund të marrë flakë.
Gjatë hapjes së derës së pajisjes krijohet një rrymë ajri. Letra e furrës mund të prekë rezistencën e nxehjes dhe të marrë flakë.
Pajisja dhe pjesët e prekshme të saj nxehen gjatë përdorimit.
Aksesori ose ena nxehen shumë.
Avujt e alkoolit mund të marrin flakë në furrën e nxehtë.
Pjesët e arritshme nxehen shumë gjatë përdorimit.
Gjatë hapjes së derës së pajisjes mund të dalë avull i nxehtë. Në varësi nga temperatura, avulli mund të mos jetë i dukshëm.
Për shkak të ujit në furrën e nxehtë mund të krijohet avull i nxehtë.
Xhami i krisur i derës së pajisjes mund të thyhet.
Pajisja dhe pjesët e prekshme të saj mund të kenë skaje të mprehta.
Menteshat e derës së pajisjes lëvizin gjatë hapjes dhe mbylljes së derës dhe aty mund kapni duart.
Pjesët brenda derës së pajisjes mund të jenë me qoshe të mprehta.
Riparimet e gabuara janë shkak për rreziqe.
Izolimi i dëmtuar i kordonit elektrik përbën rrezik për jetën.
Lagështia që futet brenda mund të shkaktojë goditje elektrike.
Pajisja e dëmtuar ose kordoni elektrik i dëmtuar përbëjnë rrezik për jetën.
Në panelin e komandimit ose në elementet e komandimit janë vendosur magnete të përhershme. Këto mund të ndikojnë në implantet elektronike, p.sh. stimuluesin kardiak ose pompat e insulinës.
Fëmijët mund të fusin në kokë ose të mbështillen me materialin e paketimit dhe për rrjedhojë të mbyten.
Fëmijët mund të thithin ose të gëlltitin pjesë të vogla dhe për rrjedhojë të mbyten.