Udhëzimet e përgjithshme të montimit

Ndiqni këto udhëzime përpara se të filloni me montimin e pajisjes.
Fagligt ukorrekt tilslutning af apparater op til 13 A/3 kW er farlig. Angivelserne om dette apparats effekt findes på typeskiltet Numri i produktit (E-Nr.) dhe numri i prodhimit (FD).
Fagligt ukorrekt tilslutning af apparater over 13 A/3 kW er farlig. Angivelserne om dette apparats effekt findes på typeskiltet Numri i produktit (E-Nr.) dhe numri i prodhimit (FD)
  • Dollapi ku do të montohet pajisja nuk duhet të ketë faqe të pasme. Midis murit dhe bazamentit të dollapit ose faqes së pasme të dollapit që ndodhet mbi pajisje duhet të ruhet një distancë minimale prej 35 mm.
  • Kanalet e ajrimit dhe vrimat e thithjes nuk duhen mbuluar.
  • Vetëm montimi i saktë sipas këtij manuali montimi garanton një përdorim të sigurt. Në rast dëmtimesh si pasojë e montimit të gabuar, përgjegjësinë e mban montuesi.
  • Kontrolloni pajisjen pasi ta nxirrni nga paketimi. Mos e lidhni pajisjen në rast dëmtimi nga transporti.
  • Para se ta vini në përdorim pajisjen hiqni nga furra dhe nga dera materialin e paketimit dhe ngjitëset e mundshme.
  • Shihni fletët e montimit për montimin e pjesëve të aksesorëve.
  • Mobiliet e montimit duhet të jenë të rezistente ndaj temperaturave deri në 95°C, ndërsa kanatet e mobilieve përreth deri në 70°C.
  • Mos e montoni pajisjen pas një kanati mbulues dekorativ apo pas një kanati mobilieje. Ekziston rreziku i mbinxehjes.
  • Kryeni të gjitha punimet e prerjes në mobilie përpara instalimit të pajisjes. Largoni mbetjet e tallashit. Këto mund të ndikojnë në funksionimin e pjesëve elektrike.
  • Priza e lidhjes së pajisjes duhet të gjendet në zonën e sipërfaqes së shënuar ose jashtë hapësirës së montimit.
  • Mobiliet që nuk janë të fiksuara duhen mbërthyer në mur me një profil mbërthimi të zakonshëm .
  • Për të shmangur ndonjë prerje të mundshme, mbani doreza mbrojtëse. Pjesët që janë të arritshme gjatë montimit mund të kenë qoshe të mprehta.
  • Specifikimet e figurave në mm.
Në panelin e komandimit ose në elementet e komandimit janë vendosur magnete të përhershme. Këto mund të ndikojnë në implantet elektronike, p.sh. stimuluesin kardiak ose pompat e insulinës.
Përdorimi i një kordoni zgjatues elektrik dhe i përshtatësve të pamiratuar është i rrezikshëm.
Mbajtja e pajisjes nga doreza e derës mund të shkaktojë thyerjen e dorezës. Doreza e derës nuk e mban dot peshën e pajisjes.