Enët dhe aksesorët

Në rekomandimet e cilësimeve do të gjeni se cili aksesor dhe cila enë është e përshtatshme për ushqimin që do përgatisni ose përdorimin përkatës. Nëse zgjidhni një lloj të caktuar përgatitjeje, lexoni aty rekomandimet lidhur me zgjedhjen e akesorit.
  • Përdorni aksesorë origjinalë të pajisjes. Ato janë të optimalizuar për furrën dhe të llojet e proceseve.
  • Futeni aksesorin si duhet dhe plotësisht brenda furrës.
  • Enët ose format e pjekjes vendosini në mes të skarës.
  • Nxirrini nga furra aksesorët që nuk do të përdoren. Në këtë mënyrë kurseni energji dhe nxehtësia përhapet më mirë në pajisje.