Përdorimi i parashikuar

Për të përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe të saktë ndiqni udhëzimet për përdorimin e parashikuar.

Kjo pajisje është e përcaktuar për instalim inkaso. Ndiqni manualin e veçantë të montimit.

Lidhja e pajisjeve pa spinë duhet të realizohet vetëm nga staf teknik i autorizuar. Në rast dëmtimi nga lidhja e gabuar e drejta e garancisë bëhet e pavlefshme.

  • në përputhje me këtë manual përdorimi dhe montimi.
  • për të përgatitur ushqime dhe pije.
  • në shtëpi dhe në përdorime të ngjashme, si për shembull: në kuzhina për punonjësit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera tregtare, në bujtinat në fshat; nga klientët në hotele dhe në objekte të tjera akomodimi; në sallat e ngrënies së mëngjesit.
  • deri në një lartësi prej 4000 m mbi nivelin e detit.

    Kjo pajisje është në përputhje me standardin EN 55011 ose CISPR 11. Ajo është një produkt i Grupit 2, Klasa B. Grupi 2 do të thotë që mikrovalët krijohen me qëllimin për të ngrohur ushqimet. Klasa B nënkupton që pajisja është e përshtatshme vetëm për përdorime private familjare.