Udhëzime përgatitore për ngrohjen me mikrovalë

Nëse doni t'i ngrohni ushqimet me mikrovalë, lexoni këto informacione.
  • Përdorni enë të mbyllura dhe të përshtatshme për mikrovalë. Për t'i mbuluar ato, mund të përdorni një pjatë ose fletë të posaçme për mikrovalë.
  • Përdorni enë të mbyllura dhe të përshtatshme për mikrovalë.
  • Vendoseni ushqimin në mënyrë të sheshtë mbi enë. Ushqimet e sheshta bëhen më shpejt se ato të larta.
  • Nxirrini gatesat e gatshme nga ambalazhi.
  • Kthejeni ose trazojeni ushqimin 2-3 herë gjatë pjekjes.
  • Pas ngrohjes, lëreni ushqimin në qetësi për 1-2 minuta.
  • Ushqimet e përcjellin nxehtësinë tek ena. Enët mund të nxehen shumë.
  • Kur ngrohni ushqim foshnjesh, bëni kujdes me pikat e mëposhtme:
    • Vendosni mbi skarë shishet pa biberon ose kapak.
    • Tundeni dhe përziejeni mirë ushqimin e foshnjes pasi ta keni ngrohur.
    • Kontrolloni patjetër temperaturën e ushqimit të foshnjes.
  • Pas ngrohjes, thajeni furrën me leckë.
Gjatë nxehjes së lëngjeve mund të ndodhë vlim i vonuar. Kjo do të thotë që temperatura e vlimit arrihet pa u ngritur flluskat tipike të avullit. Edhe nga dridhja e lehtë e enës, lëngu i nxehtë mund të vlojë papritur menjëherë dhe të derdhet.
Prekja e pjesëve metalike në faqet e brendshme të furrës krijon shkëndija që dëmtojnë pajisjen ose që mund të thyejnë xhamin e brendshëm të derës.