Të përgjithshme
Ndiqni këto udhëzime kur përdorni pajisjen.
Objektet mbi bazamentin e furrës shkaktojnë një akumulim të nxehtësisë në temperatura mbi 50°C. Kohët e pjekjes dhe skuqjes nuk përputhen më dhe emalimi do të dëmtohet.
Nëse në hapësirën e nxehtë të furrës gjendet ujë, atëherë krijohet avull prej ujit. Si pasojë e ndryshimit të temperaturës mund të shkaktohen dëme.
Lagështia për kohë të gjatë në hapësirën e furrës çon në korrozion.
Ftohja me derën e hapur të pajisjes dëmton kanatet e mobilieve ngjitur, me kalimin e kohës.
Lëngu i frutave që pikon nga tava e pjekjes lë pas njolla që nuk pastrohen dot më.
Përdorimi i pastruesit të furrës kur furra është e nxehtë dëmton emalimin e furrës.
Nëse guarnicioni është shumë i ndotur, dera e pajisjes nuk mbyllet si duhet gjatë përdorimit të pajisjes. Kanatet e mobilieve përreth mund të dëmtohen.
Dera e pajisjes dëmtohet kur ajo përdoret si sipërfaqe për t'u ulur ose për vendosjen e objekteve.
Në varësi nga lloji i pajisjes, aksesorët mund të krisin xhamin e derës gjatë mbylljes së derës së pajisjes.