Udhëzime për përgatitjen për shkrirjen

Nëse doni të shkrini ushqimet, lexoni këto informacione.
  • Me llojin e procesit me Mikrovalë mund të shkrini frutat, perimet, shpendët, mishin, peshkun ose prodhimet e brumit.
  • Ushqimet e ngrira që do shkrini nxirrini nga ambalazhi.
  • Përdorni enë të përshtatshme për mikrovalë që i rezistojnë nxehtësisë.
  • Rekomandimet e cilësimeve vlejnë për ushqimet me temperaturë ngrirjeje (-18 °C).
  • Nëse keni sasi të tjera nga ato që jepen në rekomandimet e cilësieme, ju ndihmon rregulli bazë: Dyfishi i sasisë ka nevojë për pak a shumë për dyfishin e kohës.
  • Copat e ngrira të sheshta ose të racionuara shkrihen më shpejt sesa në bllok.
  • Shkrirja bëhet më mirë në disa hapa. Hapat jepen në rekomandimet e cilësimeve njëra nën tjetrën.
  • Trazojeni ose kthejeni ushqimin 1-2 herë gjatë pjekjes.
  • Copat e mëdha kthejini disa herë. Ndajeni ushqimin gjatë pjekjes.
  • Nxirrni nga furra copat e saposhkrira.
  • Ushqimet e shkrira lërini edhe 10 deri 30 minuta në pajisje, në mënyrë që të njëtrajtësohet temperatura.