Formimi i kondensimit

Kur përgatitni ushqime në furrë krijohen shumë avuj uji.

Meqë pajisja juaj është me efiçencë të lartë energjie, gjatë punës së saj del jashtë shumë pak nxehtësi. Për shkak të ndryshimit të madh të temperaturës midis hapësirës së brendshme të pajisjes dhe pjesëve të jashtme të saj, te dera e pajisjes, te paneli i komandimit apo te mobiliet ngjitur mund të krijohen bulëza uji nga kondensimi. Formimi i ujit nga kondensimi është një dukuri fizike normale.

Lagështia për kohë të gjatë në hapësirën e furrës çon në korrozion.

Duke e ngrohur pajisjen paraprakisht pajisjen, shmangni formimin e ujit të kondensimit.

Ushqimet e përgatitura me opsionin me avull, bëjnë që në furrë të krijohen shumë avuj uji. Fshijeni furrën nga brenda, pasi tëjetë ftohur.