Temperatura dhe kohëzgjatja
Temperatura dhe kohëzgjatja varen nga sasia dhe receta. Prandaj janë dhënë edhe diapazonet e rregullimit.
- Në fillim provoni me vlerat e ulëta. Një temperaturë e ulët mundëson një thekje të njëtrajtshme.
- Nëse nevojitet, herën tjetër vendosni një vlerë më të lartë.
- Nëse përgatisni ushqime që janë më të mëdha ose më të rënda se ato të specifikuara në rekomandimet e cilësimeve, përdorni një temperaturë më të ulët.
- Ajo që është zakonisht e vlefshme: sa më i madh ushqimi që do të piqet, aq më e ulët temperatura dhe aq më e gjatë kohëzgjatja e gatimit.
- Nëse ushqimi përbëhet nga disa copa, bazohuni në peshën e copës më të madhe për vendosjen e kohëzgjatjes së gatimit. Përdorni copa ushqimi me madhësi pothuajse të njëjta.
- Mbani parasysh që kohët e gatimit nuk mund të shkurtohen duke rritur temperaturën. Ushqime do të piqen nga jashtë, por nga brenda do të mbeten të pabëra.