Pjekja në skarë

Piqni në skarë ushqimet që doni të bëhen krokante.
  • Piqni në skarë copa ushqimi me peshë dhe trashësi të ngjashme. Ushqime e pjekura në skarë theken njëtrajtshmërisht dhe qëndrojnë të lëngshme.
  • Vendosini copat e ushqimit që do piqni direkt mbi skarë.
  • Për të pritur lëngjet që bien poshtë gjatë gatimit, vendosni një tavë universale të paktën një nivel nën skarë.
  • Kthejini copat që piqni në skarë me një kapëse të posaçme për skarë.
  • Nëse shponi mishin me pirun, ai do të humbasë lëngun dhe do të thahet.
  • Kriposeni mirë ushqimin vetëm pasi ta keni pjekur në skarë. Kripa bën që mishi të humbasë ujin.
  • Mbani të mbyllur derën e pajisjes kur jeni duke përdorur pjekjen në skarë.