Pjekja në enë

Kur e përgatitni ushqimin në enë, mund ta nxirrni atë më lehtë nga furra dhe ta servirni direkt në enë. Nëse gatuani me enë të mbyllur, hapësira e furrës mbetet e pastër.
  • Përdorni enë të përshtatshme për furrë dhe që i rezistojnë nxehtësisë.
  • Provoni paraprakisht nëse ena përshtatet me përmasat e furrës.
  • Vendoseni enën mbi skarë.
  • Më të përshtatshme janë enët prej qelqi.
  • Enën e nxehtë prej qelqi vendoseni pas përgatitjes, mbi një bazament të thatë. Nëse bazamenti është i njomë ose i ftohtë, xhami mund të plasaritet.
  • Tavat me shkëlqim prej inoksi apo prej alumini janë të përshtatshme vetëm në raste të caktuara. Ato e reflektojnë nxehtësinë si një pasqyrë. Ushqimi gatuhet më ngadalë dhe theket më pak. Rriteni temperaturën përkatësisht dhe zgjasni kohën e gatimit.
  • Respektoni të dhënat e prodhuesit për enën e pjekjes.